Bundesliga Futboll Sport

RRËFEHET BOMBERI LEWANDOWSKI/ Nga idhulli i fëmijërisë tek befasia Mourinho dhe e ardhmja

Robert Lewandowski është rrëfyer për Tuttosport.

Idhulli i fëmijërisë: “Baggio ka qenë idhulli im i parë, më pëlqentë gjithçka nga ai. Kisha një pasion edhe për Del Piero-n, e mbaj mend në kohët e Juventus”, ka thënë sulmuesi i Bayern.

Për Serinë A: “Është një kampionat më taktik dhe mbrojtës dhe është e vështirë të shënosh. Më ndodh shpesh të flas për futbollin italian, më kanë thënë shumë gjëra për kampionatin tuaj. Por kam një kontratë me Bayern-in dhe ndihem shumë mirë këtu”.

Për Mourinho-n: “Duhet të them se jam befasuar nga zgjedhja për të marrë drejtimin e Roma-s. Megjithatë, është një skuadër e bukur dhe bëhet fjalë për një qytet të famshëm në botë për historinë që ka”.

Në lidhje me largimin e Flick nga Bayern: “Do të hapet një cikël i ri, por ajo që ka bërë Flick do të mbetet në histori. Do të provojmë të fitojmë gjithçka edhe me Nagelsmann dhe për  mua nuk do të ndryshojë shumë. Detyra ime është të shënoj pavarësisht se kush është trajneri”.

Related posts

“RACIZMI ËSHTË NJË PROBLEM NË FUTBOLL”/ Gazidis: Serie A nuk është e prapambetur, por ja ku çalon gjithçka

Delo.autor

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRAT E TIJ”/ Mihajlovic: Herët ose vonë do të ndodhë, por më duhen 150 vite për të…

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË MERKATO/ Manchester City gati 100 milionë euro për futbollistin e Atletico Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment