Futboll Sport

AKUZA E KRITIKA/ Ja çfarë bën çdo ditë në orën 07:30 të mëngjesit BALOTELLI

Balotelli ka qenë një nga emrat e shumëlakuar të verës. Dhe jo vetëm për transferimin e tij të dështuar te Olympique Marseille. Sulmuesi italian ka qenë në qendër të vëmendjes për përshtatshmërinë e tij, pasi u paraqit te Nice me një vonesë prej dy javësh në krahasim me datën e planifikuar dhe me një mbipeshë të dukshme. “L’Equipe” shkruajti se “SuperMario” u paraqit ditën e parë të stërvitjes me peshën 100 kilogramë.

Megjithatë, Mario duket i vendosur ta kthejë situatën në favor të tij. Dhe për këtë është i gatshëm të punojë më shumë se kushdo tjetër. Shumë herë në “syrin e ciklonit”, tani Balotelli është i pari që arrin në stërvitje. Në orën 07:30 të mëngjesit ai mund të shihet çdo mëngjes në mjediset e klubit, ku fillon ushtrimet stërvitore. Kjo është formula e tij për të arritur nivelin më të mirë dhe për t’iu përgjigjur besimit që Patrick Vieira po tregon ndaj tij.

Sepse, sipas gazetës “Nice Matin”, “Balotelli i ri” është puna e Vieira. Trajneri i Nice, i cili arriti në këtë stol verën e këtij viti, mban një marrëdhënie të veçantë me nxënësin e tij, i cili ishte shok skuadre me të tek Interi dhe Manchester City. Vieira shprehet për të: “Mario është kritikuar ashpër në Itali. Kemi biseduar për këtë, e di se ai është mendërisht i fortë për të menaxhuar situatën, por mediat kanë qenë vërtet të padrejta. Tani e shoh mjaft mirë”.

Related posts

SFIDA NDAJ SHAKHTAR NË CHAMPIONS/ Conte merr lajmin e keq, i dëmtohet një tjetër lojtar “Zikaltër”. Ja emri…

Delo.autor

Xhemaili shënon supergol vetëm dy ditë pas rikthimit në Serie A (VIDEO)

Q.Autor

“EL CLASICO”/ Super sfida Barcelona-Real Madrid mbush plotë stadiumin “Camp Nou”, ja sa tifozë priten…

Delo.autor

Leave a Comment