Futboll Seria A Sport

SKUADRA PO ZHVILLON PARAQITJE TË MIRA/ Habit trajneri i Serisë A: Në fund të sezonit do largohem

Trajneri i Fiorentinës Xhuzepe Iakini ka njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i skuadrës nga Firence. Në konferencë para ndeshjes së nesërme me Kaljarin, tekniku italian ka thënë se dëshiron ta mbyllë sa më mirë sezonin, para se të largohet.

“Unë u thirra përsëri në një kohë të vështirë dhe vetëm ata që ishin brenda mund ta kuptonin situatën. Nuk mund të thosha jo sepse jam i lidhur me Firencën dhe bluzën vjollcë dhe presidenti gjithmonë ka treguar respekt për mua. Ai gjithmonë e ka parë punën tonë të përditshme, dhe kjo u konfirmua edhe në verë.

Thjesht mendoj ta mbyll këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pastaj do të shikoj rrugën time.”, tha Iakini duke njoftuar kështu largimin në fund të sezonit.

57-vjeçari mori drejtimin e Fiorentinës në muajin mars pas largimit të Prandelit, dhe në 4 ndeshjet e fundit skuadra ka treguar paraqitje shumë të mira, duke fituar me Lacion dhe Veronës, ndërkohë që barazuan me Juventusin dhe Bolonjën.

Related posts

Portogali- Spanjë/ Iberikët nuk ndalen shënojnë golin e tret ndaj luzitanve

Sadik.Autor

E ARDHMJA E YLLIT MBAPPE NË DYSHIM/ PSG nis garën kundër kohës, dy skuadra frikësojnë francezët

Delo.autor

KOVAC NË KAOS/ “Pleq” që bëjnë ligjin, tetë arsye të krizës te Bajerni

Isa.Autor

Leave a Comment