Futboll Seria A Sport

“ALO, BONUCCI? JAM SARRI”/ Zbardhet telefonata mes trajnerit dhe mbrojtësit të Juventus

“Alo Leo? Jam Maurizio Sarri”. Kjo ishte fraza hyrëse e telefonatës mes Bonuçit dhe trajnerit të ri të Juventusit, i cili përmes telefonit, i ka dhënë besim mbrojtësit dhe kështu e ka “larguar” nga PSG-ja.

Siç raporton “Gazzeta Dello Sport”, trajneri juventin, sa ka marrë vesh lajmet që Bonuçi mund të shkojë te PSG-ja, ka telefonuar lojtarin dhe i ka dhënë besim duke i thënë se është pjesë e planeve të tij, për sezonin e ri.

Bonuçi shihet si titullar nga Sarri, së bashku me De Ligt, pasi Kielini nuk jep shumë siguri me dëmtimet e tij dhe do të marrë pjesë vetëm në ndeshjet shumë të rëndësishme.

Kështu siç raporton kjo media, topi i shkon Bonuçit, i cili tashmë do të marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Do të marrë valixhet dhe do të shkojë në Paris, apo do të zërë rrënjë në Torino, kjo gjë do të shihet me interes, gjatë verës.

Related posts

EURO 2020/ Shqipëria katastrofë në mbrojtje, Coman shënon golin e tretë. Ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

GODITI ME SHKELM KAPITENIN E MILANIT/ Gjykata Sportive merr vendimin për Mandzukic, ja masat ekstreme

Delo.autor

RRËFIMI DRITHËRUES I FUTBOLLISTIT AFRIKAN/ Mesfushori Kamara: Kam fjetur në stadium. Po vdisja urie, ja si më mashtruan me kontratën

Delo.autor

Leave a Comment