Sport Të tjera

“NUK JAM ENDE NË 100% TË FORMËS”/ Federer zbulon planet: Roland Garros do të jetë test para Wimbledon

Tenisti zviceran Roger Federer, i rikthyer këtë vit pas një mungese të gjatë dhe dy operacioneve në gju, ka konfirmuar se objektivi i tij sezonal do të jetë grand slam i Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Fituesi i 20 grand slam do të luajë edhe në Roland Garros, turneun e fushave me dhè, por për zviceranin ky event do të jetë një test.

“Nuk jam ende në 100% të formës dhe po i bëj hapat një e nga një. Këtë gjë e ndjej, ndaj dhe jam i kujdesshëm në atë që bëj. Programi im është modifikuar për shkak të situatës, por unë synoj të jem në formën optimale në Wimbledon. Turneu i Roland Garros do të jetë një test për mua, për të parë reagimin në një turne me 3 sete të fituara”, tha Federer, që javës tjetër do të luajë në turneun e Gjenevës.

Related posts

GODITJE E DYFISHTË PËR SOLSKJAER/ Dy titullarët larg fushave, ja sa do të mungojnë…

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes nuk shqetësohet për mungesën e Hamilton: Kemi një yll të ri në ekip

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Gueye ndëshkon Manchester City-n. Tërbohet Guardiola (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment