Futboll Kategoria Superiore Sport

OFENDOI GJYQTARI NE KATËRT TË NDESHJES/ Ish-mbrojtësi i Kombëtares e pëson rëndë, ja dënimi që merr nga Disiplina…

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Debatik Curri është pezulluar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Kosovë pasi ka përdorur tone fyese ndaj gjyqtarin të katërt në sfidën Prishtina-Feronikeli.

Curri aktualisht punon si ndihmës trajner tek skuadra kryeqytetase pas mbylljes të karrierës si futbollist profesionist. Vendimi është marrë nga komisioni i disiplinës në federatë dhe ish-mbrojtësi do të mungojë në stolin e Prishtinës në dy ndeshjet e ardhshme.

Vendimi për Debatik Currin

“Ndihmëstrajneri i FC Prishtina, Debatik Curri, me nr ID 00624M83. Në minutën e 78-të ka fyer asistentin e parë dhe të katërt të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 34-t të Superligës Prishtina – Feronikeli. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë në kryerjen e funksionit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK”.

Related posts

GEONA-MILAN/ “Kuqezinjtë ndëshkohen nga ish-lojtari, Calabria realizon një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

U LARGUA NGA TEUTA/ Progni arrin akordin klubin e Superligës kosovare…

Delo.autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E SULMUESTI NGA ARSENAL/ “Shpërthen” Lazarette: Kjo është e vetmja e vërtetë…

Delo.autor

Leave a Comment