Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Daja dhe Shehi, kur dy trajnerët janë… specialë

Ilir Daja dhe Orges Shehi mund të quhen trajnerët specialë të derbit për një fakt shumë domethënës: të dy janë të preferuar nga tifozëritë rivale. Daja ka punuar te bardheblutë në vitet 2015-2016, por edhe pse nuk arriti të merrte trofe, mbeti trajner i dashur për mbështetësit e Tiranës.

Madje, në vitet e fundit drejtuesit e klubit kryeqytetas i kanë bënë ofertë për ta rikthyer në krye të skuadrës, por ai ka refuzuar. Ndërsa, Shehi u bë idhull për tifozërinë e kuqe, pasi kontribuoi si portier edhe në vitet më të vështira të klubit.

Durrsaku luajti me Partizanin për 4 sezone, duke u larguar në momentin që skuadra zbriti nga Superiorja. Sot do të jenë kundërshtarë në derbi, por e sigurt është që janë trajnerë të dashur për të dyja tifozëritë. Iliri dhe Orgesi kanë përjetuar së bashku edhe momente të arta, pikërisht te Skënderbeu, ku fituan gjithçka dhe bënë historinë në Europë.

Related posts

Mediat britanike: Reali do të shpenzojë mbi 570 milionë euro në verë

Q.Autor

Po SHKËLQEN në Botëror/ Klubi italian zyrtarizon ofertën për talentin 20-vjeçarë

Sadik.Autor

“THUMBON” RIVALËT E SERIE A/ Mourinho: Më pëlqen të aktivizoj lojtarët e rinjë, jo… Dzekon dhe Vidalin

Delo.autor

Leave a Comment