Futboll Kategoria Superiore Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN E SUPERIORES/ Teuta mposht me përmbysje Kastriotin dhe hedh një hap gjigant

Teuta kalon një nga provat më të forta në transfertë në fundin e këtij sezoni, duke mposhtur Kastriotin me shifrat 1-2, në një ndeshje që rezultoi më e lehtë nga sa parashikohej. Skuadra e Edi Martini mori një trepikësh të artë dhe tashmë hedh një hap gjigand drejt titullit kampion, që i mungon prej 27 vitesh.

Në pjesën e parë shënoi një gol mjaft të bukur Lorenco Vila, ndërsa në fillimin e së dytës dyfishoi Dejvi Bregu. Kastrioti rihapi takimin me një supergol të Ermir Rezit, por vetëm kaq, pasi më pas nuk bëri asgjë për të shkuar te barazimi. Durrsakët e administruan mirë lojën dhe mund të kishin shënuar gola të tjerë, por Krasniqi, Bregu dhe E.Vila shpërdoruan disa raste.

Related posts

“Mjeshtër i aktrimit”/ Neymar rrëfen të vërtetën e “akrobacirave” në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

NJË “GJENERAL” NË MADRID/ Mou-Perez e mbyllur, kontratë deri në 2028. Reali etapa e fundit për “Specialin”

F.autor

COVID-19/ Merr fund ankthi te Manchester City, ja rezultati i testeve për Guardiolën…

Delo.autor

Leave a Comment