Futboll Seria A Sport

SHERRI ME CONTEN VAZHDON EDHE JASHTË FUSHE/ “Demi” Lautaro sfidon teknikun “Zikaltër” në një ndeshje… boksi (VIDEO)

Në sfidën e djeshme ndaj Romës, pati një fërkim mes trajnerit të Interit, Antonio Konte dhe sulmuesit Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas u irritua së tepërmi pasi tekniku italian e futi në lojë si zëvendësues në minutën e 35-të të ndeshjes pas një dëmtimi të Sançez, ndërsa e zëvendësoi përsëri Lautaron në minutën e 77-të të takmit për t’i lënë vend dhe futbollistëve të tjerë të luajnë ndërkohë që kampionatit po i vjen fundi.

Por ditën e sotme në qendrën stërvitore në “Apiano Xhentile” gjithçka është marrë me sportivitet nga zikaltrit, teksa Konte dhe Lautaro kanë menduar t’i zgjidhin “probleme” e tyre duke zhvilluar një sfidë boksi.

Në videon e postuar në rrjetet sociale shikohet se si tekniku Italian dhe Martinez kanë veshur doreza boksi, teksa arbitër është Lukaku. Një shaka mjaft e bukur kjo nga zikaltrit për të hedhur poshtë zërat se skuadra është përçarë pas fitimit të titullit kampion pas 11 vitesh mungesë.

Related posts

“NUK PO KALOJMË NJË MOMENT TË MIRË”/ Flet trajneri Shkëmbi: Ju tregoj problemin më të madh të Teutës…

Delo.autor

E NISI ME “DJALLIN”/ STRAKOSHA-MILAN, historia vazhdon. Shqiptari kërkon…

Isa.Autor

PRANË ZYRTARIZIMIT/ River Plate–Boca pritet të luhet 13,306 kilometra larg Buenos Airesit

Isa.Autor

Leave a Comment