Futboll Premier League Sport

STATISTIKAT/ Shënoi kundër Liverpool, Fernandes thyen rekordin e Lampard dhe hyn në historinë e Premier

Mesfushori i Mançester Junajtid, Bruno Fernandes ka hyrë ne historinë e Premier Ligës angleze duke u bërë mesfushori që shënon më shumë gola në një sezon futbollistik.

Me golin e djeshëm në sfidën ndaj Liverpulit, portugezi kapin shifrën e 28-tënë të gjitha kompeticionet me fanellën e “djajve të kuq” duke thyer rekordin që mbahej nga legjenda e Çelsit, Frank Lampard, i cili në sezonin 2007-2008 kishte arritur të realizonte 27 gola.

Nuk mbarojnë këtu rekordet për mesfushorin portugez, pasi përveç 28 golave të shënuar, Fernandes ka dhënë dhe 18 asiste, duke marrë pjesë në 44 gola të realizuar nga skuadra e Mançester Junajtid. Vetëm Erik Kantona dhe Robin Van Persi kanë bërë më mirë së portugezi, i cili ka zhvilluar një sezon fantastik me fanellën e djajve.

Related posts

“ËSHTË GATI KOHA…”/ Lukaku vazhdon stërvitjen individuale, ka edhe një mesazh në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja shkon në DET përpara se të zbresë në fushën e blertë

Isa.Autor

Edhe kartonët e verdhë mund të sjellin eliminimin për Argjentinën!

Isa.Autor

Leave a Comment