Futboll La Liga Sport

MERKATO E BUJSHME/ Barcelona përgatit revolucionin e madh, sezonin tjetër pritet të afrohen… 14 futbollistë

Emërimi i Joan Laportës si president i ri tek Barcelona si duket do të sjellë revolucion në skuadrën e katalanasve, teksa sipas “Mundo Deportive” pritet të afrohen plot 14 futbollistë.

E përditshmja spanjolle shkruan gjithashtu se prioritet për momentin janë largimet për t’i bërë vend në skuadër prurjeve të reja. Futbollistët që pritet të largohen janë Neto, Umtiti, Xhunior, Pjaniç, Mateus, Braithuait dhe Kutinjo.

Sipas gazetës këta janë emrat më të lakuar për momentin, por lista mund të zgjerohet ende deri në fund të sezonit. Rasti i Pjaniç është paksa më ndryshe pasi erdhi me bujë si zëvendësuesi i Rakitiç, por trajneri Kuman e ka ulur në stol teksa nuk e cilëson si lojtarë thelbësorë për projektin tek Barcelona.

Related posts

ROONEY FUTET SËRISH NË TELASHE/ Alkool dhe arratisje me banakieren në Florida (FOTO)

F.autor

KËRKOHET NGA TRE KLUBE/ E ardhmja e yllit të Skënderbeut mbetet pezull, ja prapaskenat me Marën…

Delo.autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Juventus për rekord me dyshen Dzeko-CR7

Delo.autor

Leave a Comment