Futboll

Vazhdon tmerri në PSG, lëndohet edhe Mbappe

​PSG ka marrë një tjetër lajm të keq, pasi është lënduar edhe sulmuesi francez, Kylian Mbappe
Pas Neymar, Marquinhos dhe portierit Areola është lënduar edhe sulmuesi tjetër i PSG-së, Kylian Mbappe.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri Unai Emery, i cili shpreson se ky lëndim nuk do të jetë serioz.

Mbappe lëndoi nyjën e këmbës në pjesën e parë ndaj Marseille, në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Kupës, duke u zëvendësuar me Pastore në fillim të pjesës së dytë.

“Mbappe ka lënduar nyjën dhe kërkoi që të mos luante në pjesën e dytë. Shpresoj se nuk është diçka serioze”, tha pas ndeshjes Emery.

Ai po ashtu foli edhe për neymar, për të cilin tha se do të mungojë rreth gjashtë javë.

Related posts

NUK I KISHTE NDODHUR ASNJËHERË/ Kristjan Asllani fiton zemrën e tifozëve të Beshiktash

F.autor

SINJALE LAMTUMIRE? Mbappe “ndez” Parisin: Nuk ka rëndësi me kë luaj, dua vetëm të fitoj

F.autor

SHOKOHET ROMA/ Chievo shënon supergol me ish-sulmuesin e MILANIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment