Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Milan bindet, gati takimi me Real Madrid për spanjollin…

Brahim Diaz ka bindur Milan-in.

Sipas Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë duan ta mbajnë spanjolline huazuar nga Real Madrid.

Në momentin vendimtar të sezonit, Diaz ka shënuar dy gola shumë të rëndësishëm në dy sfidat e fundit të luajtura kundër Juventus dhe Torino.

Përqafimi me Stefano Pioli-n pas golit të shënuar kundër bardhezinjve konfirmon se trajneri milanist e vlerëson shumë dhe te Milan-i i së ardhmes do të ketë vend edhe për të.

Tani duhet gjetur një marrëveshje me Real Madrid, me Djallin që do të kërkojë të shfrytëzojë dëshirën e lojtarit për të qëndruar në Milano.

Diaz e di mirë se te kuqezinjtë do të ketë më shumë hapësira për të se te Los Blancos.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT PËR TRANSFERIMIN E DE JONG/ Flet menaxheri i yllit holandez: Në momentin e firmës së akordit, filloi të…

Delo.autor

FOTO/ 17 trilion paund pasuri, ja jeta luksoze e pronarit të Manchester City

Q.Autor

Man.United-Tottenham, java e 3-të e Premier League mbyllet me një superndeshje

Isa.Autor

Leave a Comment