Boks Sport Të tjera

“PO VIJMË PËR TY SHKËR**ATË”/ Tyson Fury stërvitet me yllin e UFC-së në prag të sfidës me Joshua

Boksieri britanik Tyson Fury ndodhet në Las Vegas për të zhvilluar fazëmn përgatitore, në prag të duelit të gushtit ndaj Anthony Joshua. Ai ka postuar në rrjetet sociale një video, ku tregon se është duke u stërvitur me Nick Diaz, një nga yjet e arteve marciale mikse dhe vëllai i Nate Diaz.

Fury duket se po merr leksione nga Diaz, që nuk duelon prej vitit 2015 dhe disa herë i ka kërkuar Dana White të rikthehet në kafaz. Dhe është Fury ai që po bën ndërmjetësin, duke i thënë numrit 1 të UFC-së t’i ofrojë Nick Diaz një duel të denjë për emrin dhe famën e tij.

“Ndodhen në ring me djaloshin tim Nick Tthe Batman” Diaz. Po punojmë fort. Po vijmë për ty shkër**atë. Do të të shkatërrojmë. Bën mirë ta besosh këtë që të themi”, shkruan Tyson Fury, duke iu drejtuar Anthony Joshua.

Ai që mbështet fury është Diaz, që në postimin e tij shkruan. “Në palestër me Gipsy King. Ai do ta shtypë rivalin e tij, është në një formë të jashtëzakonshme. Dana White, realizoje duelin, realizoje”, shkruan Nick Diaz.

Related posts

“ZOTËRIA 100 MILIONË EURO” I LA LIGAS/ Portieri Jan Oblak: E shikoj veten në…

Delo.autor

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Lajm i keq për Barcelonën, ‘ylli’ i skuadrës ka probleme me gjurin!

Delo.autor

RRËFEN PËR SAKRIFICAT QË BËN NJË LOJTAR/ Di Maria disa fjalë futbollit: Njerëzit ata nuk e dinë tensionin…

Delo.autor

Leave a Comment