Futboll Sport

SPEKTAKËL NË SPANJË/ Portierët bëjnë “çmenduri” tek penalltitë, Manaj gabon pas dopietës së shënuar (VIDEO)

Rei Manaj realizoi dy gola për Barcelonën B ditën e sotme, në ndeshjen gjysmëfinale për “Play Off”-in në Ligën e Dytë spanjolle.

Pavarësisht dy golave të sulmuesit shqiptar, katalanasit u barazuan nga UCAM Mursia dhe ndeshja iu drejtua 11-metërshave. Aty ishte një çmenduri e vërtetë, ku portierët, ia dolën ta presin 8 gjuajtje, nga 4 për secilën skuadër.

Manaj kishte mundësinë t’i jepte fitoren Barcelonës, pasi ishte i pesti në radhë, por gjuajtja e shqiptarit shkoi mbi tranversë, duke bërë që seria e gjuajtjeve të vazhdonte.

Në fund UCAM Mursia ia doli të triumfojë, duke prekur kështu finalen, ndërsa Manaj me shokë nuk shkuan më shumë se gjysmëfinalja, ndonëse treguan paraqitje të mirë.

Related posts

VJEN PROPOZIMI / Mourinho kandidat për t’u bërë trajner i gjigantëve të Championsit

Delo.autor

BËN XHIRON E BOTËS/ Alvaro Vazkez shënoi një gol spektakolar “alla Ibrahimovic” (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Kosovare Asllani zgjidhet sulmuesja e vitit në Suedi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment