Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE E MERITUAR/ Laçi mposht Tiranën në Air Albania” dhe i “djegin” mundësinë për Europë

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0, Tiranën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Gjuajtja e Mazrejkajt nga goditja e këndit në minutën e 66-të, e cila pas një devijimi nga Najdovski, përfundoi në rrjetë, i dha fitoren kurbinasve të Shpëtim Duros.

Një fitore e madhe kjo për bardhezinjtë të cilët tashmë e shikojnë veten në vendin e tretë me 60 pikë, 2 më pak se Partizani dhe Teuta që mbajnë kryesimin. Nga ana tjetër, Tirana djeg mundësinë për t’u kualifikuar në Europë në fund të sezonit, pasi qëndrojnë në kuotën e 54 pikëve, 6 pikë më pak se zona e Europës, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi.

Related posts

Napoli parakalon Juventus për mbrojtësin e Manchester…

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Lajme të këqija për trajneri Brdariç, Vllaznia me katër mungesa në skemë. Ja emrat…

Delo.autor

Menaxheri Giuffredi: Hysaj rendiment te lartë, sepse ndërroi këpucët

Q.Autor

Leave a Comment