Futboll Seria A Sport

I PUBLIKUAN PAMJET DUKE ZHVENDOSUR MAKINAT/ Tregon fqinji Ronaldos: E bën çdo vit sepse…

Disa orë më para gazeta italiane “Calcio Per Sempre” publikoi disa pamje ku shikohet se si Kristiano Ronaldo po lëvizte makinat nga garazhi i tij në Torino nën siglën e një kompanie me seli në Lisbonë të Portugalisë.

Menjëherë filluan aludimet për të ardhmen e portugezit, por gjithçka e ka hedhur poshtë fqinji i Ronaldos, Luçiano Sarolia,  i cili shprehet se këtë lëvizje 36 vjeçari e bën çdo vit kur ikën me pushime.

“Nuk ka gjasa që ata të lëvizin makinat në një vend tjetër në Torino. Kjo është java e fundit e sezonit dhe po lëviz veturat për pushime. Ronaldo është një fqinj mesatar, nuk bën festa apo gjëra të tilla”.

Gjithashtu dhe “Gazzetta.it” raportoi se Ronaldo i lëviz makinat e tij në sezonin e pushimeve të verës dhe nuk ka vend për aludime.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ E pabesueshme, Totre ndëshkon “Durrsakët” me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Sulmuesi i Milan drejt Madridit, mungon vetëm “po” e kuqezinjve…

Isa.Autor

Kessie shënon gol ndaj Atalantas (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment