Futboll Kategoria Superiore Sport

MBETEN JASHTË EUROPËS/ Tirana synon revolucion i madh në verë. Ja lojtarët që rrezikojnë…

Tirana është në udhëkryq edhe për sa u përket lojtarëve që do të mbajë dhe do të largojë. Dilemat më të mëdha janë me dyshen Torasa-Kale dhe gjendjen e tyre pas dëmtimeve. Nuk dihet nëse dyshja do të qëndrojë, ndërsa rinovimi nuk është diskutuar. Batha do të jetë edhe për sezonin e ri.

Në dilemë janë lojtarë si Vangjeli, Toli, Giamfi, Sulej, Najdovski që nuk kanë kontratë. Me shumë interes do të shihet edhe çfarë do të bëjë ekipi kryeqytetas me sulmuesin Vairinen, nëse do të qëndrojë apo jo. E sigurt është që asnjë nga titullarët do të ketë rrogat e fryra të këtij sezoni, por me shumë mundësi duhet të pranojnë edhe ulje rroge nëse duan të veshin fanellën e bardhebluve. Nga ana tjetër, Tirana duhet të afrojë disa lojtarë.

Me interes do të shihet edhe merkatoja në dalje e Çelhakës, Ismajlgecit dhe Hoxhallarit, lojtarë që janë të kërkuar në merkaton europiane. Madje, shitja e kësaj tresheje mund të ndikojë direkt në financat e Tiranës, duke ditur që para nga Europa nuk do të ketë këtë sezon.

Related posts

Trashi: Trajneri të pret në besë, jam zënë disa herë

Q.Autor

De Laurentiis i vë çmimin shkodranit, ja sa vlen Elseid Hysaj…

Isa.Autor

Cutrone befason me këtë deklaratë: Ajeti më ka nxirë jetën

Q.Autor

Leave a Comment