Futboll La Liga Sport

KËSHILLON YLLIN E EKIPIT/ Trajneri Emery: E ardhmja e Torres? Mendoj se do të shkojë tek një klub i madh…

Trajneri i Villarreal, Unai Emery, ka pranuar se mbrojtësi Pau Torres do të luajë te një klub i madh në të ardhmen.

Lojtari spanjoll është folur për një transferim të mundshëm te rivalët e finales së Europa League, Manchester United, por Emery do të preferonte që ai të qëndronte në La Liga.

Për Torres, në fakt, interesohen edhe Real Madrid me Barcelona.

“Kthimi i Pau Torres? Është një lajm i mirë, për ne dhe atë. A do të largohet? Mendoj se do të shkojë te një klub i madh, do të më pëlqente të ishte një klub spanjoll”, ka thënë Emery.

Në lidhje me finalen e Europa League:

“Kemi një skuadër të balancuar dhe kemi ndier diçka speciale në këtë kompeticion”.

Related posts

JO VETËM KAMPIONI I BOTËS GIROUD/ Marotta përdor strategjinë e Juventus me parametër zero, ja emrat që synon

Delo.autor

LIVË/ Maltë-Kosovë: Luhet vetëm për fitore, “dardanët” duan të prekin HISTORINË

Isa.Autor

Sot Lazio-Torino, Mihajloviç luan pankinën

Q.Autor

Leave a Comment