Futboll Kategoria Superiore Sport

KLUBI I PARTIZANIT BËN GJESTIN E MADH/ Nismë për të shpëtuar jetën e vogëlushit në koma (FOTO)

Klubi i Partizanit ka ndërmarrë një nismë për të shpëtuar jetën e një 14-vjeçari.

Vogëlushi i quajtur Renis Muça, aktualisht ndodhet në koma pasi është aksidentuar nga një makinë.

Prej gati një muaji Renisi gjendet i shtruar në ambientet e Spitalit Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka pësuar dëmtime në tru.

Familjarët bëjnë apel për ndihmë, pasi gjendja e tyre ekonomike e ka të pamundur ta përballojë kurimin e tij. Klubi i Partizanit, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ka shpërndarë edhe numrat e llogarive, për këdo që mund të ndihmojë sado pak tifozin e vogël të Partizanit.

 

NJOFTIMI I PARTIZANIT

TË SHPËTOJMË NJË JETË SËBASHKU!

Renis Muça vetëm 14 vjeç aktualisht në gjendje kome është aksidentuar nga një makinë. Prej gati një muaji Renisi gjendet i shtruar në ambjentet e Spitalit Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka pësuar dëmtime në tru. Familjarët bëjnë apel për ndihmë, pasi gjendja e tyre ekonomike e ka të pamundur ta përballojë kurimin e tij. FK Partizani Albania dhe familjarët e Renisit kërkojnë ndihmën tuaj,

Të bëhemi bashkë, të shpëtojmë Renisin! Ju lutem shpërndajeni! Më poshtë të dhënat e llogarive të familjarëve:

BUKUROSHE XHEDIKU

007106729 LEK

Numër llogarie: 902020140006065557

IBAN:AL81902112090201400060655573

SËIFT: CRBAALTRXX

Image

 

Related posts

NANTES-PSG/ Pas një asisti nga ylli Mbappe, Herrera zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ E TRULLOSI RONALDO: HYSAJ mund ta nisë nga stoli ndaj Liverpulit

Isa.Autor

LARGIME TË SHUMTA NË MERKATO/ Si shkatërrohen skuadrat e Kategorisë Superiore një natë të bukur vere…

Delo.autor

Leave a Comment