Futboll Sport

ZYRTARE/ Ka fituar gjithçka në karrierë, legjenda gjermane tërheqjen nga futbolli. Ja emri…

Sami Khedira ka vendosur të varë këpucët në gozhdë në moshën 34 vjeç.

Tërheqja e lojtarit është zyrtarizuar nga Hertha Berlin, klubi i tij i fundit, me të cilin gjermani ka arritur të sigurojë mbijetesën në javët e fundit të Bundesliga-s.

Kampion bote me Gjermaninë në 2014-ën, Khedira ka veshur në karrierën e tij, përveç fanellës së Hertha-s, edhe atë të Stuttgart-it, Real Madrid-it dhe Juventus-it.

“Tërhiqet një legjendë e futbollit. Edhe pse nuk ke qëndruar me ne për një kohë të gjatë, faleminderit për gjithçka”, ka qenë mesazhi i klubit të kryeqytetit gjerman.

Khedira ka fituar në karrierën e tij një La Liga, dy Kupa të Spanjës, një Superkupë të Spanjës, pesë Serie A, tre Kupa të Italisë, tre Superkupa të Italisë, një Champions League, një Superkupë të UEFA-s, një Kupë të Botës për klube, një Eurpian Under 21 dhe një Botëror në Brazil në 2014-ën.

Related posts

(FOTO) Liverpool – City, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

SULMON PREMIER LEAGUE/ Mourinho: Nisi shtrembër që në fillim, ka shumë padrejtësi…

F.autor

VDEKJA TRAGJIKE/ Kobe dhe Gianna Bryant varrosen në një ceremoni mortore sekrete

F.autor

Leave a Comment