Futboll Sport

“AI E DINTE QË DONIN TA VIDHNIN”/ Rrëfimi tronditës i ish-kuzhinieres së Maradonës: Disa shtireshin si miq të Diegos

Ish-kuzhinierja e ikonës së futbollit botëror Diego Armando Maradona, Romina Milagros Rodrigez (Monona) tregoi në një rrëfim special orët e fundit të legjendës argjentinase. Gruaja shprehet se Maradona e kishte kuptuar që njerëzit donin të përfitonin nga gjendja kritike në të cilin ndodhej dhe mendonin ta grabisnin.

Ndër të tjera, ajo pranon se disa prej tyre hiqeshin si miq të ngushtë të Diegos.

“Nuk i pashë kurrë shokët e tij të vjetër të skuadrës që u bënë miq të mëdhenj. Aty ishin shokët e Gimnasia de La Plata. Edhe ata që luajtën me Diegon në Kupën e Botës në Meksikë, të tjerët, thjesht bla bla bla. Kjo më acaronte më shumë. Të gjithë thoshin: ‘Jam shok i Diegos’. Shumë flasin, por askush nuk ishte shok i tij. Ata u bënë si miq, dhe qanin në mëngjes. Diego e dinte se ata do ta grabisnin. Ai e kuptonte, por bënte rolin e budallait. Ai dinte gjithçka. Njëherë, më tha: I lë të vrapojnë aq shpejt sa dua unë dhe pastaj i pres nga këmbët’. Ai e dinte nëse mund t’ia vidhnin një orë”, rrëfehet ish-kuzhinierja e Maradonës, Romina Milagros Rodrigez.

Related posts

Mbrojtësi i gjermanëve përfundon në Serie A, e zbulojnë mediat italiane

Isa.Autor

“ËSHTË E VËSHTIRË NË PREMIER TË…”/ Del Piero: Manchesteri ishte lideri i futbollit, por era ka ndryshuar

Delo.autor

Dalipi largohet nga Partizani? Tekniku thotë fjalën e fundit në rrjetet sociale (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment