Futboll Seria A Sport

ATALANTA-JUVENTUS/ Gasperini dhe Pirlo me shumë ndryshime në duelin final (FORMACIONET ZYRTARE)

Mbrëmjen e sotme në “Mapei Stadium” të Rexho Emilias, Juventusi do të tentojë të ngushëllohet për mungesën e titullit të 10-të radhazi me trofeun e Kupës së Italisë, ku në finale do të ketë skuadrën e Atalantës. Në 16 precedentë në këtë kompeticion mes “Zonjës” dhe “Deas”, torinezët kanë regjistruar 6 fitore, 4 humbje dhe 6 barazime.

Skuadra që do të fitojë në fund trofeun mund të rrisë përfitimet nga 2.8 milionë të garantuara aktualisht në 4.4 milionë euro në total. Në të njëjtën kohë, fituesja ka të garantuar edhe 1 milion euro të tjera si finaliste e Superkupës, nëse ajo luhet në Itali ose 3.3 milionë nëse Superkupa do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

FORMACIONET ZYRTARE: 

ATALANTA: Golini; Toloi, Romero, Palomino; Hatebur, De Run, Frauler, Gosens; Pesina; Malinovski, Duvan Zapata.

JUVENTUS: Bufon; Kuadrado, De Ligt, Kielini, Danilo; Mekeni, Bentankur, Rabiot, Kieza; Kulusevski, Ronaldo.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Lojtari largohet nga Seria A drejt Bundesligës tek klubi…

Delo.autor

LIVERPOOL-MILAN/ Legjenda Kaka: Entuziazmi i dikujt që e ëndërron turneun mund të bëjë diferencën

Delo.autor

MARRËVESHJA JUVENTUS-LUKAKU/ Drejtuesit e skuadrës pyesin dhe Ronaldon mbi këtë çështje

Delo.autor

Leave a Comment