Futboll

Van Gaal tregon pse Unitedi nuk i transferoi Hummels dhe Muller

​Louis van Gaal ka treguar arsyet pse Manchester United nuk e transferoi dyshen e Bayern Munichut, Mats Hummels dhe Thomas Muller
Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka treguar se kanë qenë shumë pranë transferimit të Mats Hummels.

Ai po ashtu tregoi edhe historinë me Thoms Muller, ku tha se Bayerni nuk dëshiroi të dëgjonte për shitjen e tij.

“Unë doja të nënshkruaja me Hummels, por, në atë kohë ai po kalonte sezon të dobët, ne nuk nënshkruam në fund”, tha Van Gaal për Bild.

“Mund të konfirmoj se e doja edhe Muller, por ne nuk mund të bënim asgjë për të. Bayern na bëri të qartë se nuk dëshironte ta shiste”, u shpreh në fund ai.

Related posts

“BABAI QAU PAS NDESHJES”/ Rrëfimi unik i Asanit: Kombëtarja është jetë, ju tregoj sekretin e golit me Poloninë

F.autor

Rikthehet në Milano/ Rafinjës: Mendova se do qëndroja te Interi, por ata…

Isa.Autor

Tirana i largon, lojtarët janë ”yje” në vendin e tyre

Sadik.Autor

Leave a Comment