Futboll Sport

E ZBULON GAZETA SPANJOLLE/ Mësohet dita kur Messi do komunikojë për të ardhmen e tij

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur lajmin se Lionel Mesi do të shpall të shtunën e ardhshme vendimin për të ardhmen e tij.

Me kontratën që i mbaron këtë verë, sulmuesi argjentinas ka marrë disa oferta nga Mançester Siti dhe PSG-ja, por e ardhmja e tij ende duket e paqartë.

Dalja nga gara për titull dhe mungesa e kontigjentit cilësorë në skuadër janë disa nga arsyet kryesorë që “pleshti” mund të vendosë të largohet.

Sipas gazetës, Mesi do të bëjë të ditur vendimin për të ardhmen e tij në një intervistë për gazetën argjentinase “Ole”.

Lajmi i bujshëm ka bërë xhiron e mediave teksa e gjithë bota e futbollit po pret me interes vendimin e 6 herë “Topit të Artë”.

Related posts

Benzema refuzon skuadrën angleze duke shpresuar…

Sadik.Autor

“PANDITA IME”/ Mesfushori i Interit tregon dy dashuritë e tij në një pozë (FOTO)

Delo.autor

Guardado: Po pregatisim “helmin” për Neymar: “FIFA dhe arbitrat ta ndalin!”

Isa.Autor