Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA GREQIA/ E zbulon agjenti i portierit, Veterani Buffon pranë transferimit tek skuadra ballkanase…

Sipas mediave greke Xhanluixhi Bufon dhe agjenti i tij po diskutojnë një transferim të mundshëm tek skuadra greke e Olimpiakosit.

Media greke “Gazzetta.gr”, publikoi disa kohë më parë një lajm ku shkruante se kishte pasur një bisede mes presidentit të klubit grek dhe vetë Bufon, duke e bërë edhe me të sigurte një transferim të gardianit italian tek skuadra greke, por për këtë çështje ka folur dhe vetë agjenti i Bufon, Silvano Martina, i cili u shpreh se nuk ka pasur një ofertë zyrtare nga Olimpiakosi, por nëse do të vinte do ta pranonin me kënaqësi.

“E vërteta është se ne nuk kemi marrë një propozim zyrtar nga Olimpiakos. Dy ose tre persona më kanë telefonuar dhe më kanë thënë se janë persona afër presidentit të Olimpiakos, duke theksuar me besim se ai do të bëjë një propozim zyrtar shumë shpejt. Diçka që nuk ka ndodhur deri më tani.

Ne kemi propozime nga skuadra të shkëlqyera me perspektiva të mira. Ne jemi duke i diskutuar ato dhe do t’i shqyrtojmë deri në fund.

Bufon ka dëshirë të luajë tek Ompiakos. Është një ekip i shkëlqyeshëm, i njohur, luan dhe në Ligën e Kampionëve”.

Related posts

I INFEKTUAR ME COVID-19/ Ish-trajneri i kombëtares së basketbollit shtrohet në spital. Ja gjendja e tij…

Delo.autor

GJEST SIMBOLIK NGA CR7/ Ronaldo dhuratë mjekëve të huaj në Itali që luftojnë koronavirusin (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ Hoffenheim shokon Bayernin, miqtë në epërsi

Q.Autor

Leave a Comment