Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM PA GOLA/ Teuta ndan pikët me Laçin dhe “prek” titullin kampion

Nuk ka fitues në përballjen mes Laçit dhe Teutës, me skuadrat që janë ndarë në barazim pa gola.

Ky rezultat i bën më shumë punë Teutës, që tashmë e shikon veten në vendin e parë me 63 pikë, po aq sa Vllaznia, që mposhti ditën e sotme Partizanin. Ndërkohë Laçi zbret në vendin e katërt, me 61 pikë, një javë para fundit të kampionatit.

Kurbinasit i shkuan shumë afër golit të avantazhit, por Frashëri me disa ndërhyrje të shkëlqyera, ia doli të mbajë portën e paprekur.

Durrsakët tashmë kanë vënë një dorë te titulli kampion, pasi kujtojmë se javën e fundit luajnë me Apoloninë, që ka rënë matematikisht në Kategorinë e Parë, ndërsa Laçi luan me Vllazninë.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Realizoi tripletë ndaj Shqipërisë, shihni postimin me dhuratën e veçantë të Harry Kane (FOTO)

Delo.autor

Chievo – Juventus/ Publikohen formacionet zyrtare, zbuloni nëse do të startoi RONALDO

Isa.Autor

Merr fund dilema! Ja skuadra e re e Alex Sandros

Sadik.Autor

Leave a Comment