Futboll Të tjera

LAJME TË KËQIJA PËR MARK MARKEZ/ Piloti spanjoll do të mungojë në Çmimin e Madh të Argjentinës

Të dielën Moto GP do të zhvillojë Çmimin e Madh të Argjentinës. Por ashtu sikurse pritej, në këtë event nuk do të marrë pjesë Mark Markez.

 

Lajmin e ka dhënë vetë Honda, që bën të ditur se piloti ka përmirësime pas problemit me diplopinë, por nuk është gati ende për të zbritur në pistë.

“Markez ka shfaqur shenja të dukshme përmirësimi në nervin e katërt të syrit të djathtë, të cilin e dëmtoi gjatë rrëzimit në Indonezi. Por piloti ende nuk është shëruar plotësisht, kështu që duhet të vazhdojë terapitë e trajtimit”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e Hondës.

Kjo është hera e tretë që Mark Markez vuan nga diplopia, problem që i shkakton shikim dopio.

Related posts

PRITET PREZANTIMI NË “CAMP NOU”/ Xavi zbarkon në Barcelonë, ja mesazhi i parë për tifozët…

Delo.autor

Vazhdon “greva” e Mahrez, mungon ndaj Swansea

Q.Autor

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Progni si RONALDO, shtang Flamurtarin dhe barazon rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment