Futboll Sport

NUK KA MË DILEMA/ CR7 rikthehet në Angli nëse Juventusi mbetet pa Champions

E ardhmja e Cristiano Ronaldos me Juventusin varet nga Champions League. Bardhezinjtë po bëjnë të pamundurën për të siguruar kualifikimin në turneun e madh për klube, por nuk e kanë fatin e tyre në dorë.

Që të realizohet objektivi nevojitet ndihma e njërës prej Atalantës ose Hellas Veronës, që nuk duhet të humbasin ndeshjen e fundit (ndaj Milanit dhe Napolit). Nëse nuk ndodh, ylli portugez do të largohet nga “Zonja”.

AS raporton se 36-vjeçarin mund ta shohim në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm. Sulmuesi portugez dëshiron të rikthehet te Manchester United, aty ku kaloi 6 vite të mrekullueshme (2003-2009).

Sipas të përditshmes iberike, fituesi i 5 Topave të Artë ka biseduar me Ole Gunnar Solskjaer, trajnerin e United, në lidhje me mundësinë e rikthimit në Premier League. Të dy palët kanë dëshirë për të punuar së bashku.

Problem mbetet paga e lartë prej 31 milion eurosh në sezon, por paratë nuk janë problem për yllin luzitan, i cili pritet të heqë dorë nga fitimet e mëdha për të veshur sërish fanellën e “Djajve të Kuq”. Juventusi? Italianët kënaqen me 25 milion euro.

Related posts

MOVIOLA SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ Penalltia dhe i kuqi qëndronin, por më parë ishte faull ndaj Dianjes (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL/ Tronditet Manchester City, pezullon yllin e skuadrës pas akuzave të rënda. Ja emri…

Delo.autor

SFIDA NDAJ REIMS/ PSG publikon listën e lojtarëve, ftohen Messi dhe Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment