Futboll Sport

NAPOLI NDRYSHON MENDJE/ De Laurentis përgatit rinovimin me Hysajn

Elseid Hysaj ka luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, ia ka dalë të rifitojë një fanellë titulli me Napolin dhe ka pasur një rendimet pozitiv. Shkodrani ndodhet në vitin e fundit të kontratës, teksa agjenti i tij po punon për t’i gjetur një klub të ri.

Milani doli në skenë disa ditë më parë, po jo vetëm. Gjithsesi, situata e anësorit të djajthtë ka marrë një kthesë të papritur. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka ndërruar mendje dhe do t’i ofrojë rinovimin 27-vjeçarit.

Il Mattino raporton se Hysaj do e dëgjojë me interes propozimin e klubit dhe shanset për të vijuar aventurën napolitane janë shtuar shumë. Ekipi është një fitore pranë sigurimit të një bilete për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Related posts

KËSHILLON TRAJNERIN GUARDIOLA/ Ish-mbrojtësi Richards: Ja lojtari që duhet të marrë për të fituar Premier League

Delo.autor

Një tjetër yll largohet nga Bundesliga, Dortmund nuk e mban dot..

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LITUANISË/ Trajneri Reja dhe kapiteni Hysaj flasin në konferencë për shtyp

Delo.autor