Futboll La Liga Sport

E TRISHTË/ Futbolli spanjoll në zi, ndahet nga jeta në moshën 45 vjeçare ish-portieri i Barcelonës

Është ndarë nga jeta në moshën 45 vjeçare ish-portieri i Barcelonës, Françesk Arnau.

Lajmi u bë i ditur nga klubi spanjoll Real Ovideo ku Arnau punonte aktualisht si drejtor sportiv. Shkaqet e vdekjes nuk bëhen të ditura teksa klubi spanjoll shpreh ngushëllimet për familjen e ish-portierit.

“Drejtori ynë sportiv ka ndërruar jetë, na vjen keq për humbjen e tij dhe shoqërojmë familjen e tij në këtë moment të vështirë. Pusho në paqe”, shkruan Real Ovideo në faqen e saj në ‘’Twitter’, teksa në shenjë nderimi ka vendosur të shtyjë dhe ndeshjen e së dielës kundër Mirandes.

Arnau ka mbrojtur portën e Barcelonës në vitet 1996-2001 duke fituar dhe një La Liga në sezonin 1998-99’ dhe një Kupë Mbreti me blaugranasit.

Related posts

Ylli italian, Antonio Candreva kontratë të re me Interin në 2021

Q.Autor

RRËFIMI PREKËS/ Nëna e Rashicës tregon momenin dramatik: Si më ra Miloti nga duart në ujë gjatë luftës (VIDEO)

Delo.autor

“Shqiponjat” fluturojnë edhe në Rusi (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment