Futboll Seria A Sport

PLAS NË SERIE A/ Tension para duelit vendimtar ndaj Milan, trajneri Gasperini anulon konferencën për shtyp

Në prag të sfidës së nesërme kundër Milanit, trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini ka anuluar kofenrencën për shtyp e cila ishte parashikuar për tu mbajtur ditën e sotme në orën 13:30.

Nuk dihet ende pse ka ardhur ky vendim nga ana e teknikut zikaltër, por nuk përjashtohet ndonjë tension i mundshëm që pas finales së humbur kundër Juventusit vetëm pak ditë më parë. Vendimi është komunikuar nga klubi drejt gazetarëve dhe në vend të Gasperinit do të flasë drejtori i ekipit Luka Perkasi.

Ndeshja e nesërme do të jetë vendimtare për të dyja ekipet pasi Milani kërkon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve pas 7 vitesh mungesë ndërsa Atalanta kërkon të mbajë vendin e dytë i cili i rezervon 5 milionë euro plus në arkat e klubit.

Related posts

‘Bomba’ e trajnerit të Totenhamit: Drejtuesit e Juventusit vunë nën presion gjyqtarët

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Napoli i gatshëm të blejë për 3.5 milionë euro portierin e “Toçinjëve”…

Isa.Autor

GOL DHE ASISIT NË KUPË/ Sulmuesi Muriqi udhëheq Fenerbahçen në Turqi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment