Futboll Seria A

MILAN-JUVENTUS/ Konfirmohet mungesa e madhe në finalen e Kupës së Italisë

Edhe zyrtarisht është konfirmuar se Giorgio Chiellini është i pezulluar për ndeshjen finale të Kupës së Italisë, në të cilën Juventusi do të përballet me Milanin.

Qendërmbrojtësi italian u ndëshkua për herë të dytë në këtë garë në ndeshjen e djeshme gjysmëfinale kundër Atalantës, që do të thotë se është i pezulluar për finalen.

Ndërkohë, Miralem Pjanic është gjobitur me 1.500 euro për simulim në tentim për të fituar një penallti në ndeshjen e djeshme, veprim për të cilin është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 9 maj në stadiumin e Romës, “Olimpico”.

Related posts

Conte flet për merkaton, kërkon Barkleyn tek Chelsea

Q.Autor

AUTOGOL QESHARAKE/ Shikoni gafën e pabesueshme të mbrojtësit qipriot ndaj Belgjikës (VIDEO)

Delo.autor

“PAS 5-10 MINUTASH, MESSI KRIOJN HARTËN NË MENDJE”/ Pep Guardiola sqaron si argjentinasi “lexon” lojën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment