“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi arritur një rezultat të parë të rëndësishëm për klubin tonë. Është vetëm fillimi i një rruge ambicioze, duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku, me të njëjtën vendosmëri dhe me qëllimin për t’i lumturuar tifozët tanë të mrekullueshëm dhe të pasionuar, të cilët gjithmonë na kanë mbështetur, edhe në momente të vështira”.
Kështu e komentoi Ivan Gazidis, CEO i Milanit, kthimin e kuqezinjve në Champions, pas shtatë vitesh mungesë. Fjalët e tij u raportuan nga llogaria zyrtare e klubit, e cila gjithashtu publikoi ato të presidentit Scaroni dhe trajnerit Pioli.
Pioli: Ne jemi kthyer në shtëpi
“Ne jemi përsëri në shtëpi. Falë klubit që na lejoi të punojmë në një mënyrë të jashtëzakonshme, falë menaxherëve, zonës teknike, lojtarëve dhe stafit, të gjithë tifozëve që na treguan se sa i rëndësishëm është Milani”. Këto janë fjalët e trajnerit Stefano Pioli, raportuar në llogaritë zyrtare të klubit.
Scaroni: Ne po i japim fund një sezoni emocionues
Më në fund, komenti i presidentit Paolo Scaroni, i cili kujtoi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, gjithashtu të siguruar nga femrat e Milanit: “Me shumë lumturi ne përmbyllim një sezon emocionues, me hyrjen e ekipeve tona në Champions. Punë e përbashkët e të gjithë klubit, së bashku me lojtarët që nderojnë stemën tonë. Gjithmonë Milani”.



