Futboll Premier League Sport

E DHIMBSHME/ Tragjedia në Leister, policia konfirmon të pesta viktimat e aksidentit (FOTO)

Mediat angleze u përpoqën të hedhin dritë mbi atë që po e vononte konfirmimin zyrtar të viktimave që ndodheshin në bordin e helikopterit.

skynews-eric-swaffer-izabela-roza-lechowicz_4468684

 

 

Policia nxirrte buletine të shpeshta ku thoshte se ata shpresonin që të dilnin sa më shpejt me një deklaratë, por “Sky Sports” raportonte se pritej të ishte një deklaratë e përbashkët mes policisë, klubit të Leiçesterit dhe familjes së presidentit dhe kjo ishte diçka e komplikuar edhe për shkak të situatës kulturore në Tajlandë dhe formaliteteve që duheshin ndjekur edhe prej andej.

skynews-leicester-vichai-srivaddhanaprabha_4467285

Duke marrë parasysh diferencën e madhe të orës së Bangkokut me Londrën, komunikimi me Tajlandën ka qenë i vështirë. Por, autoritetet punuan me të gjitha mjetet dhe dolën me një komunikim që konfirmuar vdekjen zyrtare të presidentit të Leiçesterit dhe katër pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit të helikopterit të tij: dy anëtarë të stafit, Nursara Suknamai dhe Kaveporn Punpare, piloti Erik Suafer dhe pasagjerja Izabela Roza Lekovic.

Related posts

Kamza një ndeshje pa tifozë, gjobë për Flamurtarin dhe Tiranën

Sadik.Autor

RONALDO NUK NJEH MOSHË/ 36-vjeç dhe më i shpejtë se 99% e Premier League. Para tij renditet vetëm…

Delo.autor

Inter, Milan dhe Roma në garë për shërbimet e yllit të Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment