Futboll Seria A Sport

LA NAPOLI-N JASHTË CHAMPIONS-IT/ Ja momenti kur trajneri i Veronës shpërthen dhe braktis intervistën (VIDEO)

Helas Verona i shkaktoi një barazim dramatik Napolit, duke i lënë këta të fundit jashtë Ligës së Kampioneve për sezonin tjetër.

Një barazim ky, i cili kualifikoi Juventusin për në Champions. Pas ndeshjes, trajneri i Veronës Ivan Juriç doli të fliste për “Sky Sports”, aty ku intervista u mbyll me tension. Trajnerit i thanë se si ka mundësi që Verona ka regjistruar disa rezultate negative në ndeshjet e fundit dhe ia del ta ndalë Napolin në një ndeshje vendimtare për këta të fundit.

“Kjo nuk i pëlqeu aspak Juriçit, i cili ka reaguar ashpër duke thënë: “Është mungesa respekti, unë nuk pranoj pyetje të tilla. Verona ka dhënë gjithmonë maksimumin, pavarësisht situatave apo rezultatit. Nuk e pranoj këtë lloj qëndrimi. Kërkoni falje, nuk mund të mos na respektoni kështu”, tha Juriç, i cili i irrituar braktisi intervistën.

Related posts

Sulmuesi i Kombëtares nuk përmbahet, Rei MANAJ në momente intime në mes të…(FOTO)

Isa.Autor

“Ultras Guerrils”: Partizani s’mund të bëhet qendër rehabilitimi për plakushë të rrjedhur

Q.Autor

“E KEMI MENDUAR, POR…”/ Fondi miliarder saudit ishte me të vërtetë një hap larg Interit

Delo.autor

Leave a Comment