Futboll Premier League Sport

“NGA ASGJËJA NË CHAMPIONS NË 5 JAVË”/ Trajneri Klopp: Kemi marrë një leksion të bukur jete

Festë e madhe në shtëpinë e Liverpool pas fitores 2-0 të marrë kundër Crystal Palace, që i ka dhuruar Të Kuqve vendin e tretë në Premier League dhe kualifikimin në Champions League.

Një rezultat special, duke parë sezonin e vështirë që ka kaluar skuadra e Jurgen Klopp për shkak të dëmtimeve të shumta.

“Është një gjë e madhe. Nëse dikush do të ma kishte thënë pesë, gjashtë ose dhjetë javë më parë, vendi i tretë do të më ishte dukur i pamundur”, ka thënë trajneri gjerman.

“Dëmtimet na kanë përndjekur gjatë gjithë vitit ka qenë me të vërtetë e vështirë. Të përballesh me gjithë këtë dhe të dalësh i treti është një leksion i bukur jete. Nga asgjëja në Champions në 5 javë. Është një rezultat i madh”.

Related posts

SHIFRAT / Zbulohet kontrata e re e Mavrajt në Greqi, sa shumë klauzola për rrogën

Isa.Autor

U MPOSHTËN NGA ITALIA/ Edin Dzeko reagon ashpër ndaj ekipit: Kemi lojtarë të mirë, por…

Delo.autor

Inter, 20 milionë euro për lojtarin e gabuar

Q.Autor

Leave a Comment