Futboll Sport

ANALIZË NGA FABIO CAPELLO/ Belgjika “ekip gënjeshtar”, Jorginhos i kërkoj falje

Nga Fabio Capello

Belgjika ka cilësi, Belgjika ka shumë individualitete dhe deri këtu jemi dakord. Por, kur thonë se Belgjika është një skuadër që luan hapur, kjo është një gënjeshtër e madhe, duke parë se shpeshherë e kam dëgjuar që ta thonë disa prej lojtarëve belg dhe trajneri i tyre.

Nëse ka një pjesë të fushës ku Belgjika luan hapur, ajo është vetëm në momentin kur vjen që t’i pasojë topin e fundit Lukakut. Gjithmonë nëse kjo mund të quhet kështu. E vërteta është që Belgjika luan një lloj katenaçoje të maskuar nga shkëlqimi që i dhuron kësaj kombëtareje Kevin de Bryjne.

Më vjen keq për Kevinin, pasi është lojtari më i fortë në botë në rolin e tij, një magjistar, një futbollist me kokën ulur, që ndoshta nuk e di ende sesa i fortë që është. Por, në të njëjtën kohë shpresoj që De Bryjne të mos rikuperohet, sepse do të bënte diferencën në fushë, duke na hapur ne italianëve shumë punë për t’i mundur.

Belgjikë-Itali nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, ndonëse mendoj se do të jetë shumë më e lehtë nëse mendoj se mund të kishim pasur përballë Portugalinë. Ronaldo, por edhe teknika që skuadra e Santosit kishte, për të mos thënë pastaj për kolaudimet që ai bëri rrugës me lojtarë si Renato Sançes në mesfushë, mendoj se do të na kishte hapur shumë punë.

Prandaj, duke e lojës sulmues që ne kemi, mendoj se Belgjika është një skuadër më e lehtë për t’u mundur nga Portugalia. Nëse do të isha unë në vendin e Mançinit… Jo, më mirë mos të isha, pasi ka bërë një punë fantastike dhe nuk mund të them asgjë. Ah po, kam diçka për të thënë: Dua t’i kërkoj falje Zhorzhinjos, njeriu i shtuar i lojës së Mançinit.

Deri pak kohë më parë mendoja se ishte një lojtar që nuk më bindte, por kur shkova ta shoh “live” në “Olimpiko” dhe teksa vëreja mënyrën se si ai dirigjonte lojën, shihte përpara të tjerëve çdo lëvizje të kundërshtarëve, më vjen vetiu ta bëj publike faljen time.

Një tjetër aspekt që më bind është ai që nuk kemi pësuar shumë gola, një për saktësinë, por edhe për këtë aspekt mendoj se është Zhorzhinjo çelësi, duke qenë se përveç fantazistit kam mbajtur shënim 5 rikuperime topash në 5 aksione të frikshme për gol. Ndaj, nëse e shfrytëzojmë edhe ndaj Belgjikës Zhorzhinjon siç kemi bërë deri tani, mendoj se do të jetë ai që do të bëjë diferencën në fushën e lojës dhe ne, Italia, do të jemi në gjysmëfinale.

Related posts

STATISTIKAT MBI TRIBLIMET NË SUPERIORE/ Skënderbeu dhe mesfushori i Bylisit me saktësinë më të madhe, ja renditja…

Delo.autor

DY SFIDAT MIQËSORE TË QERSHORIT/ FIFA publikon renditjen e re, shikoni ku pozicionohen Shqipëria dhe Kosova

Delo.autor

“EURO 2020″/ Verrati titullar. Si priten rreshtimet në ndeshjen Itali-Austri

Delo.autor

Leave a Comment