Futboll Kategoria Superiore Sport

PAGA TË PRAPAMBETURA/ Kukësi rikthehet në stërvitje, Limaj shpërthen për kontratën dhe rrogat

Një ditë pas bojkotit të futbollistëve për shkak të pagave të prapambetura, lojtarët e Kukësit janë rikthyer në stërvitje pasi klubi ka shlyer një rrogë të prapambetur.

Por pakënaqësitë individuale kanë vazhduar dhe ka qenë mesfushori Vesel Limaj i cili mësohet se ka pasur një debat me tone të ashpra me drejtuesit e klubit për pagat e prapambetura pasi këto të fundit po i mbajnë peng kontratën.

Për Limajn ky është sezoni i tretë me skuadrën verilindore, pasi u transferua në vitin 2018 nga austriakët e Hornit, dhe ka arritur të jetë një element mjaft i vlefshëm në skuadrën e Kukësit.

Related posts

Ancelotti frenon NAPOLIN: CAVANI? Kam lojtarë fantastikë dhe të freskët…

Isa.Autor

PO SHKËLQEN ME WERDER BREMEN/ Rashica titullar në miqësoren kundër Everton

Delo.autor

SHAQIRI BËN GATI “VALIXHET”/ Lyoni del me njoftim zyrtar: Është në bisedime me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment