Futboll Sport

ATLETIKO-REAL/ Zhvillohet “finalja” e sezonit, derbi vlen 1.5 miliardë euro. Ja formacioni

Sot do të luhet një nga derbet më të nxehta të kohëve të fundit. Me Atletikon kryesuese të kampionatit dhe Realin, i cili nuk ka rrugë tjetër veç fitores, bëhet fjalë për një “finale” për titullin kampion në La Liga. Një fitore e vendësve do të bënte që Kupa të merrte drejtimin për në “Vanda Metropolitano”, ndërsa një triumf i “Galaktikëve” do ta rihapte garën më shumë se kurrë.

Kjo do të thotë se dy trajnerët, Simeone dhe Zidan, do të përdorin armët e tyre më të forta që kanë dispozicion për të fituar. Nëse do të analizojmë vlerat që kanë dy skuadrat në “Transfermarkt”, bëhet fjalë për një derbi 1.5 miliardë euro. Skuadra e Atletikos është pak më e shtrenjtë sesa ajo e Realit, 769 milionë euro kundrejt 745 milionëve. Në ekipin e Diego Simeones janë dy lojtarët më të shtrenjtë të këtij derbi. Zhoao Feliks kushton 100 milionë euro, ndërsa portieri Jan Oblak kushton 90 milionë.

FORMACIONI – Por, si do të ishte formacioni më i shtrenjtë i derbit madrilen duke përfshirë lojtarët e të dyja skuadrave? Përpara Jan Oblakut do të rreshtoheshin Karvahal (40) dhe Mendi (40) nga krahët, ndërsa në qendër do të luanin Varan (70) dhe Gimenez (65). Në mesfushë do të ishin 4 futbollistë të nivelit të parë për çdo skuadër. Valverde (70) dhe Saul (60 mln) mund të luajnë nga krahët, ndërsa përpara mbrojtjes Kasemiro dhe Koke përkatësisht nga 70 dhe 60 milionë euro. Një mesfushë më shumë fizike sesa teknike, por që do të përshtatej mjaft mirë në futbollin modern.

Në fund, sulmi. Hazard (50 milionë) vazhdon të jetë një nga lojtarët më të vlefshëm, pavarësisht dëmtimeve të shumta. Është e vërtetë që vlera e tij ka pësuar një rënie të frikshme në krahasim me 100 milionët që ishte në vitin 2019. Në vendin e tij mund të ishte Markos Jorente, me të njëjtën vlerë. Në krahun e belgut është Zhoao Feliks, i cili kushton 100 milionë euro. Si përfundim, formacioni 4-4- 2 do të përbëhej nga Oblak, Karvahal, Varan, Gimenez, Mendi, Valverde, Koke, Kasemiro, Saul,

Related posts

“NJË DJALË MË KËRCËNOI DHE MË KËRKOI ÇFARË KISHA NË XHEP”/ Bonucci rrëfen: U tregova i guximshëm, pasi…

Delo.autor

KUMAN E AKTIVIZOI ME EKIPIN E PARË/ Gjesti i shokut të Manajt bën xhiron e internetit (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ U shpall kampion bote me Gjermaninë, Hoakim Lëv pritet të marrë drejtimin e gjigantit europian

F.autor

Leave a Comment