Futboll Premier League Sport

QEVERIA BRITANIKE MERR VENDIMIN/ Anglia gati të presë 90 mijë tifozë për finalen e kompeticionit madhor

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Anglia po punon fortë që finalja e Kampionatit Europian që do të luhet në Uembli në datën 11 korrik, të luhet në të gjithë kapacitetin e saj me tifozë, plot 90 mijë.

Mediat morën shkas nga një dalje e Ministrit të Kulturës në Britaninë e Madhe, Oliver Doden,  i cili u shpreh se dy sfidat e Anglisë ndaj Kroacisë në 13 qershor dhe ndaj Skocisë në 18 qershor do të luhen në prani të 22 mijë shikuesve, ndërsa po punohet për një hapje të plotë të stadiumit për shikuesit në finalen e Euro 2020.

“Unë nuk mendoj se është e arsyeshme tani të shohim përsëri Uemblei të mbushur plotë. Dy ndeshjet e para, të cilat do të zhvillohen në stadiumin madhështor të kryeqytetit kundër kundërshtarëve të Kroacisë në 13 qershor dhe kundër Skocisë në 18 qershor do të luhen para 22,000 tifozëve.

Sidoqoftë nëse nga 21 qershori qeveria britanike do të heq masat kufizuese, atëherë në finale do të jetë një numër i lartë tifozësh që nuk ka qenë askund këto 15 muajt e fundit”, e mbylli fjalën e tij Oliver Doden.

Related posts

Shpërthen aktori shkodran/ Vllazni, o zemër! U kalbe nga “zhumilet”…

Sadik.Autor

DRIDHEN VERDHEKUQTË/ ARSENALI gjen zëvendësuesin e Welbeck tek ROMA

Isa.Autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, shikoni si shtylla i mohon Xhakës super golin nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment