Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Trajneri Martini kërkon sforcon e fundit, ja gjendja e skuadrës së Teutës…

Teuta ka vijuar dje përgatitjet në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Apolonisë, që do të luhet nesër në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Në fillimin e seancës së djeshme, trajneri Edi Martini u foli futbollistëve për specifikën e ndeshjes me Apoloninë, ku jo vetëm duhet fitorja, por mund të kërkohet edhe një rezultat i thellë, në varësi kjo edhe të ndeshjes Vllaznia-Laçi.

Trajneri pritet të bëjë ndryshime në formacion, pasi titullari i mesfushës, Albano Aleksi, mungon në këtë takim për shkak kartonësh. Në luftën për një vend në mesfushë është Karabeci dhe Avdyli. Ndërkohë, në repartin e sulmit ka një balotazh mes Grudës dhe Krasniqit.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Islandë-Shqipëri: Ja ndryshimet dhe rreshtimi i kuqezinjve

F.autor

DISFATA NDAJ LAÇIT/ Hakaj: Humbje e padrejtë, Hamiti ndikoi në rezultat

Delo.autor

“Giro d’Italia” nis nga Jeruzalemi, një top modele izraelite do të jetë imazh i saj (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment