Futboll La Liga Sport

SHPJEGON PSE NUK GRUMBULLOI TEK SPANJA KAPITENIN E REALIT/ Luis Enrique: Nëse Sergio Ramos do të ishte…

Luis Enrike ka shpjeguar listën e lojtarëve të grumbulluar për Europianin dhe thotë se të linte jashtë Serxho Ramosin nuk ishte aspak e lehtë. Trajneri i “Furisë së Kuqe” e pranon se ekipi ka probleme në krahun e djathtë, por ka marrë lojtarët që mund të japin më të mirën për një muaj.

GJENDJA FIZIKE – “Duhet të jemi të motivuar dhe të freskët mendërisht. Si trajner i kombëtares sigurisht që kam motive për t’u ankuar, por ky profesion nuk funksionon kështu. Nuk më interesojnë shumë gjërat e jashtme dhe nuk dua të humbas kohë me të tilla tema”.

TRAORE – “Është mirë dhe po rigjen formën optimale. Kemi biseduar me mjekët dhe ata kanë bërë provat e nevojshme”.

NAVAS – “Unë nuk dua të flas më për lojtarët që mungojnë. Stadiumi ‘Kartuha’ është një vend që nga sjell fat. Fakti që do të ketë tifozë është diçka e jashtëzakonshme. Qytetarët e Seviljes dhe andaluzët do të na ndihmojnë”.

PORTA – “E kam pasur shumë të qartë çështjen e portës. Është një rol i veçantë dhe i rrezikshëm, por unë nuk e kam problem që t’i aktivizoj të gjithë. Të tre portierët më japin siguri”.

LISTA – “Nuk është lista më e mirë e mundshme dhe ajo që doja. Kemi mungesa të rëndësishme në krahun e djathtë për shkak të dëmtimeve”.

MADRILENËT – “Nëse Karvahal dhe Serxho Ramos do të ishin mirë fizikisht, do të vinin me Spanjën. Unë e bëj listën në funksion të formës dhe të momentit që përjetojnë lojtarët”.

SARABIA – “Ai mund të jetë surprizë. Besoj se edhe vetë u surprizua. Ne donim ta grumbullonim edhe më parë, por ishte i dëmtuar. Nuk luan shumë te PSG-ja, por mund të na sjellë gjëra interesante në kombëtare, gola dhe aspekt mbrojtës”.

MBROJTËS I DJATHTË – “Është pozicioni ku kemi më shumë probleme. Për këtë arsye grumbullova Azpilikuetën sepse e dimë rendimentin dhe kualitetin e tij. Jorente mund të luajë në disa role. Edhe Erik Garsia me Laporten mund të luajnë djathtas”.

RAMOS – “Çdo vendim që do të merrja për Ramosin do të krijonte polemika. Unë e di shumë mirë rolin tim dhe i pranoj kritikat. Shpresoj që mungesa e tij të mos ndikojë në kombëtare. Nuk e vë në dyshim as Naçon, por doja të merrja vetëm 24 lojtarë. Janë 3-4 të tjerë që mund të jenë në listë dhe e meritojnë”.

BISEDA – “E kemi menduar shumë këtë vendim. Bisedën që kam pasur me të do ta mbaj sekret. Nuk ishte e lehtë, por më duhet të theksoj se ky ishte lajmi më i mirë për kombëtaren. Ramos nuk ka luajtur dhe as nuk është stërvitur. Nuk ka qenë e lehtë. I telefonova dje dhe ishte shumë e vështirë. Mua më vinte keq, por ai është një profesionist i vërtetë dhe që do ta ndihmonte kombëtaren. Mund ta bëjë në të ardhmen, por unë shoh të mirën e grupit. I thashë që të rikuperohet mirë sepse do të rikthehet me skuadrën dhe kombëtaren”.

Related posts

VDEKJA E PARITUR E SHQIPTARIT/ Ja çfarë thoshte Ibrahimovic për Harbuzin më 2009

Isa.Autor

SKANDALOZE/ KANIBALIZËM në futboll, futbollisti “frymëzohet” nga SUAREZ

Isa.Autor

Barcelona tallet me Chelsea, ofron dështimin në këmbim të yllit francez

Isa.Autor

Leave a Comment