Futboll Sport

“DI VETËM NË NJË MËNYRË PËR…”/ I befasoi të gjithë me transformimin e tij, Fernando Torres jep lajmin e bujshëm

Fernando Torres mund të rikthehet në fushë.

Spanjolli vendosi t’i varte këpucët në gozhdë në gushtin e 2019-ës pasi e mbyllur karrierën e tij në Japoni me Sagan Tosu.

Në muajt e fundit, ish-sulmuesi i është dedikuar boksit dhe ka befasuar të gjithë me transforimin fizike.

Gjithsesi, mesazhi i fundit i postuar në Instagram lë të kuptohet se mund të kthehet në fushë.

“Di vetëm në një mënyrë për të jetuar: duke luajtur. Për këtë arsye, unë kam vendosur të kthehem, Këtë të premte do të zbuloj se ku do të luaj”, ka qenë mesazhi i ish-numrit 9.

Mbetet për t’u kuptuar nëse 37-vjeçari do të kthehet zyrtarisht si futbollist profesionist apo nëse bëhet fjala për një miqësore ose një ndeshje për bamirësi.

Related posts

FOTO/ Publikohet lista e 10 sulmuesve më në formë këtë sezon, zhgënjen Ronaldo

Q.Autor

Conte kam një kontratë me Chelsea, dhe dua të qëndroj gjatë në Londër

Sadik.Autor

U PREZANTUA TEK MILAN/ Flet Ibrahimovic: Mund të shënoj nga 40 metra, jam “djall”…

Delo.autor

Leave a Comment