Futboll Sport

SFIDA ELIMINATORE ME GREQINË/ Mancini: Nuk duhet të ndodhë kurrë më që të mbetemi…

Italia do të luajë nesër në mbrëmje në Athinë përballë Greqisë, sfidën e vlefshme për fazën eliminatore të Euro 2020-ës, ndërsa pasditen e sotme, trajneri Roberto Mancini doli në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ai theksoi se pavarësisht se vjen nga një moment i vështirë, Italia duhet të luajë gjithmonë për të fituar, ndërsa vlerësoi edhe përfaqësuesen helene, duke e cilësuar një skuadër në rritje të vazhdueshme.

“Greqia po prodhon lojë dhe është një skuadër në rritje. Në ndeshjet e fundit kanë aplikuar me sukses dy module të ndryshme, ndaj nuk e dimë si do luajnë nesër kundër nesh, por duhet të përqendrohemi te vetja jonë. Vijmë nga një periudhë e vështirë, por jemi Italia dhe do të luajmë gjithmonë për të fituar. Nuk duhet të ndodhë kurrë më që të mbetemi jashtë një Botërori apo Europiani”, tha Mancini.

I pyetur në lidhje me formacionin, tekniku italian “dribloi” duke theksuar se të gjithë futbollistët kanë punuar mjaft mirë në stërvitje dhe se do të ketë kohë deri nesër për të menduar 11-shen që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

“Jemi përgatitur mirë, që të gjithë, ndaj më vjen mirë që kam edhe disa orë kohë, për të menduar për formacionin. Dikush do të shkojë edhe në tribunë, pasi jemi shumë në grumbullim, por besoj se kushdo që të luajë, do të bëjë më të mirën”, tha trajneri i Italisë.

Related posts

Laçit i prishen llogaritë, probleme për titullarin e mesfushës

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Anglia mposht me “POKER” Andorrën dhe vazhdon e qetë në krye të Grupit I

Delo.autor

Merkatoja e Interit/ Vrsaljko në dorë, Vidal lëviz ngadalë…

Isa.Autor

Leave a Comment