Futboll La Liga Sport

PEREZ MENDON PËR TË ARDHMEN/ Alaba zbarkon në Madrid, një ndër më të paguarit tek “Los Blancos”

Pas sezonit pa trofe, Real Madridi ka nisur tashmë punën për “fushatën” e ardhshme. Nëse dje klubi njoftoi rinovimin e Luka Modric edhe për një sezon, deklarata tjetër nga “Shtëpia e Bardhë” mund të jetë ajo e nënshkrimit të David Alaba, lojtar që vjen i lirë nga Bayern Munich.

Në fakt, dhe sipas televizorit të klubit madrilen, austriaku është në Madrid qysh dje dhe ka nisur kërkimet për një shtëpi ku do të akomodohet. Po kështu, vizitoi edhe “Valdebebas” (qendrën sportive të Realit). Futbollisti tashmë ka njoftuar se u largua nga Bayerni pas një kohe të gjatë, në kërkim të një aventure të re sfiduese, por kurrë nuk e ka zbuluar destinacionin.

Megjithatë, “Marca” avancoi qysh në janar, duke njoftuar se Alaba do të ishte përforcimi i parë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Presidenti Perez, i vetëdijshëm se ishte një mundësi e madhe tregu, lëvizi shpejt dhe arriti marrëveshjen me austriakun. Një lëvizje strategjike dhe me shumë kuptim në situatën kur dy shtyllat e mbrojtjes dhe sukseseve të Real Madridit në të gjitha këto vitet e fundit, Varane dhe Ramos, nuk e kanë të qartë vazhdimësinë e tyre në klub.

Alaba do të jetë një nga lojtarët më të paguar të skuadrës madrilene, pasi do të marrë rreth 12 milionë euro në sezon. Pritet vetëm zyrtarizimi nga kanalet e komunikimit të “Los Blancos”.

Related posts

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shikoni momentin kur Lampard përplaset me Klopp dhe stolin e Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Nga Tirana te Partizani, Kukësi dhe Vllaznia. Ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani në Kategorinë Superiore

F.autor

FOTO E DITËS/ SERBI përqafon me SHPIRT SHQIPTARIN E KOSOVËS, te Lacio e Tares ndodhin të gjitha

Isa.Autor

Leave a Comment