Futboll Premier League Sport

PO HETOHET NGA UEFA/ Premier League hap një hetim ndaj Manchester Cityt, ja akuzat e radhës

Manchester City po hetohet nga UEFA për shkelje të mundshme të Fair Play-it Financiar nëpërmjet disa sponsorizimeve të dyshimta. Nëse “Qytetarët” do të rezultojnë fajtorë, do të rrezikojnë seriozisht të mos merrnin pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Sikur të mos mjaftonte kjo, City tani ka përfunduar nën akuzë edhe në Angli. Siç ka bërë të ditur “Daily Mail”, drejtuesit e Premier League kanë hapur një hetim të brendshëm. Një hetim që ka nisur me kërkesën e pronarëve amerikanë të skuadrave të kampionatit anglez.

Mes tyre janë dy ekipe që do të përfitonin nga një ndëshkim i mundshëm i Manchester City-t, në këndvështrimin sportiv dhe atë të imazhit. Familja Glazer, pronare e Manchester United, dhe Fenway Sports Group, që zotëron Liverpool-in, kanë vendosur, bashkë me Arsenal-in (Stan Kroenke), Fulham (Sadiq Khan), Crystal Palace (Dave Blitzer) dhe Bournemouth (25%  e klubit zotërohet nga një fond amerikan), se nuk mund të vazhdohej më përpara.

Kërkesa për një hetim, siç ka shpjeguar “Daily Mail”, ka ardhur nga fakti se shumë sipërmarrës amerikanë kanë vendosur të investojnë në Premier League pikërisht sepse kampionati anglez njihej për një menaxhim të rreptë financiar që nuk bënte asnjë lëshim. Nëse City do të kishte arritur të gjente një mënyrë për të anashkaluar rregullat, atëherë ky do të ishte një problem jo vetëm për  pronarët anglezë, por edhe për të gjithë ata që kanë investuar te skuadrat e Premier League.

Natyrisht, mbrapa kësaj lëvizjeje qëndron diçka tjetër. Ideja për të krijuar një presion mediatik ndaj skuadrës së Guardiola-s nuk mund të mos pëlqehet nga Liverpool dhe Manchester United. Edhe pse një ndëshkim i mundshëm mund të sjellë një penalizim me pikë të City-t në kampionat. Diçka që do t’i bënte shumë punë Liverpool-it në luftën për titull.

Related posts

E BUJSHME/ Pronarët e Inter do i ndryshojnë emrin skuadrës, ja 5 alternativat…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ARGJENTINA/ Valverde drejt shkarkimit, trajneri i ri i Barcelonës do jetë…

Delo.autor

VËRSHËLLIMAT E TIFOZËVE KUNDËR KLUBIT/ Mesfushori Rakitic: Kjo është liria e shprehjes…

Delo.autor

Leave a Comment