Futboll Premier League Sport

NUK PRITI ASNJË PENALLTI/ Nëse De Gea do të ndiqte instruksionet, Manchester United fitonte trofeun

Mbrëmjen e djeshme Mançester Junajtid zhgënjeu duke humbur finalen e Ligës së Europës kundër Vilarealit të Unai Emeri.

Protagonist kryesor në këtë ndeshje ishte portieri spanjoll De Gea i cili nuk arriti të priste asnjë nga penalltitë e spanjollëve ndërkohe humbi dhe penalltinë finale që i dha Vilarealit trofeun.

Por një foto që po qarkullon në rrjetet sociale ka bërë xhiron e botës. Në pamje duket një letër me instruksionet për De Gean të cilat i tregojnë krahët nga mund të gjuajnë lojtarët spanjoll, por gardiani i “djajve të kuq” nuk ndoqi asnjërën prej instruksione.

Nëse në penalltinë e goditur nga Gomez, De Gea do të bënte siç shkruhet në letër Mançester do të ngrinte trofeun, por portieri spanjoll vendosi të hidhet nga krahët duke e pësuar dhe në atë rast.

Me gjithë zhgënjimin e humbjes së finales, futbollistët e Solskajer nuk e hodhën poshtë shokun e tyre duke e mbështetur gjatë gjithë kohës mbas finales së humbur.

Related posts

ËSHTË BËRË PJESË E HISTORISË NË LA LIGA/ Ja lëvizja “magjike” e 16-vjeçarit që turpëroi keq yllin e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet Allegri/ Ja pse refuzova klubin më të mirë në botë

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Zvicra nis me këmbën e mbarë, Danimarka nuk fal ndaj Izraelit

Delo.autor

Leave a Comment