Futboll

Gjykata i lë në burg, autori që sulmoi trajnerin Gjoka: Më ofendoi, nuk kisha thikë

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje, si autorët që sulmuan dhe tentuan të qëllojnë me thikë trajnerin e Vllaznisë, Erneset Gjoka.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se ish-futbollisti i moshave të Vllaznisë, Nehat Fojleta ka pranuar se e ka goditur trajnerin Gjoka por nuk ka patur thike. Fojleta tha se e ka goditur trajnerin, pasi ai e ka fyer. Nga ana tjetër Sehar Xhenje mohoi se ka patur dijeni për ngjarjen dhe se ka shkuar vetëm për të marre shokun e tij pas stërvitjes se Vllazisë.
Avokati Fatbardh Kadrija ka kërkuar lirimin e Sehar Xhenje duke pretenduar se ndaj tij nuk ka prova. Edhe Nehat Fojleta kërkoi një mase sigurimi me të butë duke qene se ka pranuar se e ka goditur teknikun Gjoka, pasi trajneri e ka ofenduar sipas pretendimeve te tij.

 

 

Related posts

RITHEHET BATHA TEK TIRANA/ Formacioni “top secret” për derbin, ja si pritet të rreshtohet skuadra e Memës

Delo.autor

DRAMA E SHQIPTARIT TEK LAZIO/ Durmishi: Mendoja se do pushtoja botën, vuaj sepse…

Delo.autor

13 gola të pësuar në 27 ndeshje, mbrojtja më e mirë e Barçës në histori

Q.Autor

Leave a Comment