Futboll Kategoria Superiore Sport

RITHEHET BATHA TEK TIRANA/ Formacioni “top secret” për derbin, ja si pritet të rreshtohet skuadra e Memës

Idriz Batha do të luajë me Partizanin. Mesfushori është bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe ka punuar normalisht nga minuta e parë me grupin.

Dhimbjet në kavilje janë larguar dhe nëse kthehen, ai do të bëjë sakrificë për të qenë në fushë. Gjithsesi, veç riaftësimit të Bathës, Mema ka dhënë shenja për një formacion anti-Partizani, ndonëse gjithçka mund të konsiderohet “top secret”.

Në qendër të mbrojtjes këto ditë në vend të Imamit ka luajtur Vangjeli, ndërsa djathtas Kërçiku, e Doka është në gatishmëri dhe Osmani e Hoxhallari të paprekshëm. Batha kthehet në mesfushë së bashku me Çelhakën, i cili ka qenë titullar tri takimet e para. Në gatishmëri për këtë pozicion janë edhe dyshja Karabeci-Torasa.

Capture

Dilemat më të mëdha janë në dy krahët. Duket se Kobina është i vetmi që e ka vendin të sigurt, ndërsa Kale e Halili luajnë për një fanellë. Pa ndryshime dyshja e sulmit NgoHasani. Gjithsesi, Mema ka vënë dje mesfushën e sulmin kundër mbrojtjes, edhe pse ka disa dilema në mendjen e tij.

Deri sekondën e fundit mund të ketë ndryshime me lojtarë që mund të aktivizohen nga minuta e parë dhe të tjerë që mund të kthehen në stol. Gjithsesi, e shtuna është dita e së vërtetës për të zbuluar formacionin anti-Partizani në kampin bardheblu, ndonëse lëvizjet e Memës mund të jenë veçse diversion për të mos zbuluar skuadrën që do të luajë të dielën në derbi.

Related posts

Martinez gati të kryej testet mjekësore me Interin

Q.Autor

VETËM NJË GOL NË 25 NDESHJET E FUNDIT/ Lukaku “zhduket” ndaj ekipeve të mëdhenj

Delo.autor

REKORD NEGATIV TEK MILANI/ Gattuso: Kam besimin e drejtuesve, dua të…

Delo.autor

Leave a Comment